Tritan Kalo i ashpër me politikanët: Nuk u nginjët ende ju “ish brekëgrisur”

schedule12:47 - 22 Nëntor, 2020

schedule 12:47 - 22 Nëntor, 2020

Mjeku Tritan Kalo ka reaguar ndaj zhvillimeve të fundit në vend, ndërkohë që opozita ka akuzuar se po fshihen shifrat reale të viktimave nga koronavirusi.

Në një postim në rrjetet sociale, mjeku shprehet ashpër se krimi më i madh që po bëhet në këto 30 vite është politizimi i tejskajshëm duke rrënuar profesionalizmin.

Mjeku nuk kursehet me politikanët, teksa i quan ata “ish brekëgrisur” të para 1990-ës. Duke i cilësuar të gjitha partitë politike si bashkë, Kalo thekson se misioni i mantelbardhëve nuk është baltosur dhe nuk do të baltoset kurrë, prej akuzave të partive si dhe mirëbesimi dhe mirëkuptimi mes popullit dhe stafit mjekësor është dhe do të mbetet thelb i suksesit në përballjen me pandeminë e Covid-19.

Mesazhi i plotë:

Kohë kovidiane….22.11.2020….”pordhitika” e çoroditur e këtyre 30 viteve DEMON-KRACI, që me fillimet e saja “gjeti një target lehtësisht të perceptueshëm prej “il poppolo Albanese” si thelbi i keq-qeverisjes së vendit, për të tërhequr vëmëndjen nga praktikat e tyre qeverisëse korruptivo-kleptokratike….

Fillimisht mjekët dhe personeli mjeksor u akzuan si bartës të “bluzave të zeza” (1993), dhe sot më 2020 si ”fshehës të numurit she shkaqeve të vdekjes” së të sëmurëve të prekur nga “flama e shekullit”, Infeksioni Sars-Cov2/Covid-19, POR pa haruar për asnjë çast përpjekjet për “ritestimin e tyre” më 2015, për ti mbajtur ata/ato nën presionin e kësaj politike…..

Krimi më i madh i bërë ndaj Sistemit Shëndetsor Publik dhe jo vetëm, në këto 30 vite të katrahurës socio-ekonomiko-politike dhe një nga “njollat më të zeza” të Demon-kracisë “Made in Albania”, ishte dhe mbetet POLITIZIMI i saj i tejskajshëm duke rrënuar me sa të ishte e mundur profesionalizmin e drejtimit të të gjitha hallkave të saj, dhe vendosjen e militantëve mediokër në menaxhimin e këtij sektori jetik për të sotmen dhe të ardhmen e vendit, të popullit dhe të vetë kombit shqiptar…. Larg duart tuaja të politizuara e të kleptokratizuara ekstremisht prej shëndetsisë sonë…..

Gjithkush prej nesh si shqiptar meriton të trajtohet në mënyrë të barabartë cilësisht kudo dhe kurdoherë, që ai/ajo e ka të nevojëshme ndihmesën për ruajtjen dhe mirëmbajtjen e shëndetit të tij….MIRËKUJDESIN për shëndetin e tyre NUKU e ofron “pulitika mjerane e lojës me viktimat e kësaj flame mbarëbotërore”, POR vetëm e vetëm BESIMI në Punën, Profesionalizmin dhe Përkushtimin e PERSONELIT të Shëndetësisë sonë….

Qënërinë tuaj për poste politike dhe push-shtet që keni treguar në këto 30 vite, mos e injektoni në popull për t’a ndërsyer atë ndaj nesh….NUK u nginjët ende ju “ish brekëgrisur” të para 1990-ës…..Vodhët e po vidhni gjithçka që Natyra na ka dhuruar me bujari mbi dhe nën tokë…..Privatizuat, pervetësuat e keqpërdorët gjithshka që NE me djersë, gjak e sakrifica ndërtuam në 45 vite….E detyruat gjysmën e popullatës së Shqipërisë së këndej Drinit të largohen në udhën e theqafjes së emigracionit….

Në darkë përsëri JU politiqenër të PS, PD, LSI, PR, PSD, PBDNj, PDIU, PDK, PAA, LZHK, etj., uleni rreth “tavolinës së shtruar me peshk e ngjala dhe verë franceze”, për të ndarë mes jush çdo gjë që mundet ende të përftohet nga pasuritë e vendit dhe nga taksat tona, pavarësisht nga retorika televizive e përplasjeve tuaja gjatë ditës si gjoja të qënurit tuaj parimor dhe përvuajtës për “grigjën tonë”….

Kurrë të mos harroni se: 1- BARDHËSIA e MISIONIT të një MANTELBARDHI nuk ka qënë e mundur dhe kurrë nuk do të mundet të baltoset prej asnjërit prej jush, si dhe se 2- MIRËBESIMI dhe MIRËKUPTIMI mes nesh, mes popullit dhe personelit shëndetsor do të mbetet thelbi i suksesit tonë edhe në përballjen me sfidën e “flamës mbarëbotërore” të këtij shekulli, Pandemisë së infaksionit nga Sars-Cov2/Covid-19….Together forever!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!