Trinjakët lindin me koronavirus, dyshime si mund të jenë infektuar

schedule15:24 - 23 Qershor, 2020

schedule 15:24 - 23 Qershor, 2020

Trinjakët e sapolindur në Meksikë kanë rezultuar pozitiv me koronavirusin, sipas autoriteteve lokale shëndetësore.

Ekspertët mjekësorë po hetojnë nëse virusi ka mundur të kalojë përmes placentës së nënës gjatë shtatzanisë.

Dy nga foshnjat, një djalë dhe një vajzë, janë në një gjendje të qëndrueshme në një spital në shtetin San Luis Potosí

Ndërsa djali i tjetër është në terapi intensive me frymëmarrje të drejtuar. Sekretarja e Shtetit e Shëndetit Mónica Liliana Rangel Martínez tha: “Do të ishte e pamundur që ata të ishin infektuar në momentin e lindjes”.

Sidoqoftë, prindërit aktualisht janë duke u testuar dhe autoritetet që thonë se mund të kenë qenë asimptomatikë. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!