Trikoja ikonike e Princeshës Diana thyen rekord në ankand, shitet për çmimin marramendës

schedule21:33 - 14 Shtator, 2023

schedule 21:33 - 14 Shtator, 2023

Trikoja e famshme e kuqe me qingja të bardhë, e veshur nga Princesha Diana në vitin 1981, menjëherë pas fejesës së saj me Princin Charles, u shit për 1.1 milion dollarë këtë të enjte, tha Sotheby’s, pas një “beteje” të ashpër të ofertave përmes internetit.

Oferta e blerësit, duke përfshirë taksat dhe komisionin, është më shumë se dhjetë herë më shumë se vlerësimi fillestar i Sotheby’s: shtëpia e ankandit vlerësoi se do të kapte midis 50,000 dhe 80,000 dollarë. Ankandi nisi më 31 gusht, por në orët e fundit “goditjet” ndoqën njëra-tjetrën dhe çmimi u hodh nga 200 mijë në 1.1 milionë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!