Në mbyllje të vitit të shkuar UEFA hapi një votim për të gjithë tifozët për të zgjedhur formacionin më të mirë të Europës. Sot UEFA ka mbyllur votimin dhe ka shpallur formacionin më të mirë të vitit të kaluar.
Është 11-she ultra-ofensive me vetëm 3 lojtarë me tipare tërësisht mbrojtëse. Treshja e sulmit përbëhet nga Neymar, Ronaldo dhe Lewandowski. Nuk mungon Messi në këtë formacion, por është vendosur në qendër të mesfushës, pozicion, të cilin Leo e bën herë pas here.
Në mesfushë Messi shoqërohet nga Thiago Alcantara dhe Kevin De Bruyne, teksa në krahët e mbrojtjes janë zgjedhur Davies dhe Kimich. Bie në sy mungesa e Alexander Arnold.
Qendra e mbrojtjes është e frikshme. Van Dijk dhe Ramos qëndrojnë para Manuel Neuer në portë. Formacion i frikshëm ky i votuar nga tifozët, që si gjithmonë parapëlqejnë lojtarët ofensivë. /abcnews.al