Një mjet i improvizuar triçikël në tentativë për të parakaluar një tjetër triçikel në Urën e re të Bunës ka humbur kontrollin e për pasojë është përplasur fillimisht për bordurën e më pas edhe me një autoveturë.
Si pasojë e kësaj përplasje ka mbetur i dëmtuar rëndë drejtuesi i mjetit triçikël identiteti i të cilit nuk dihet.
Ai u transportua në spitalin e Shkodrës. Policia ka nisur hetimin rreth këtij aksidenti.
Drejtuesi i triçiklit është pjestar i komunitetit rom dhe mjetin e përdorte për të grumbulluar skrap./abcnews.al