Spanja, Irlanda dhe Holanda janë tërhequr nga pjesëmarrja e tyre në Festivalin Europian të Këngës duke bojkotuar Eurovizion 2026, pasi Mbledhja e unionit Europian të Transmetuesve konfirmoi pjesëmarrjen e Izraelit në këtë festival.
Vendet anëtare të Eurovizionit votuan për një sere reformash për të forcuar besimin dhe për të mbrojtur neutralitetin e Konkursit. Një votim i planifikuar mbi pjesëmarrjen e Izraelit në këtë festival nuk u zhvillua pasi shumica e vendeve nuk e pranuan diçka të tillë.
Gjatë muajve të fundit, vende si Irlanda, Islanda, Spanja dhe Holanda kanë paralajmëruar mundësinë e bojkotimit të konkursit nëse Izraeli mbetet pjesë e eventit. Transmetuesit kombëtarë duhet të konfirmojnë pjesëmarrjen deri në mes të dhjetorit. Një bojkot nga vende të rëndësishme europiane mund të ndikojë ndjeshëm në shikueshmëri dhe në mbështetjen financiare të konkursit.
Në shtator, Radio Televizion Publik I Irlandës RTÉ ne mesin e dhjetrave mediave te tjera deklaroi se do të ishte “e papranueshme” të merrte pjesë në Eurovision 2026 nëse Izraeli lejohej në garë, duke iu referuar numrit të lartë të viktimave civile në Gaza dhe vrasjes së gazetarëve.
Në qëndrimin e fundit, transmetuesi irlandez tha se “ngjarjet në Lindjen e Mesme po zhvillohen ditë pas dite”, duke nënvizuar se pjesëmarrja mbetet në rendin e ditës të EBU-së, por pa konfirmuar nëse qëndrimi i tij ka ndryshuar.

