Tri orë tension e dhunë mes protestuesve e policisë në Rrugën e Kombit

schedule16:46 - 31 Mars, 2018

schedule 16:46 - 31 Mars, 2018

Përplasje , gurë dhe zjarr përgjatë 4 orëve të protestës në rrugën e Kombit. Gjatë protestës u lënduan efektivë të policisë dhe protestues. Kuksianët paralajmerojnë një tjetër aksion nëse qeveria nuk heq dorë nga tarifimi i Rrugës së Kombit. 

Refuzimi i kërkesës së tyre nuk solli asgjë të mirë. Protesta e radhës në rrugën e Kombit ishte lajmëruar paqësore, por si duket organizatoret kishin një plan tjetër.

Për këtë ishte angazhuar edhe policia, e cila ishte vendosur në rrugë dhe e pozicionuar para kabinave. Të gjithë të pajisur me shkopinj gome dhe skafandra.

Që në nisje të marshimit kuksianët dhe jo vetëm qëlluan me gurë ndaj efektivëve.

Pas pak minutash përplasje u rikthye qetësia, por nuk zgjati shumë. Pranë tyre erdhën edhe shtetas nga Kosova, që i kishin mjetet pak km më larg të bllokuara.

Zemërimi i protestuesve ishte i madh. Ata bllokuan rrugën dhe thyen kordonin e policisë. Forcat e FNSH u dorëzuan dhe lanë banorët të vazhdonin aksionin e tyre. Më pas u afruan te kabinat. Thyen dhe dëmtuan gjithçka gjetën.

I gjithë sistemi i ngritur për tarifimin e rrugës së Kombit u shkatërrua. Banorët  i vunë flakën sporteleve dhe çdo gjë doli jashtë funksionit.

Në vendngjarje erdhi një zjarrfikëse, por policia e pengoi të shuante zjarrin. Kjo për të shmangur një përplasje tjetër me protestuesit. Nga përleshja e parë u lënduan disa efektivë dhe protestues.

Për ABC News protestuesit thanë se duan të hiqet tarifimi. “Mos të hahet shumë me populloin se populli ska ku shkon më keq”.“Ku të shkojmë ne në Beograd apo Athinë jo me kalue një tunel 5 km”

Ndjehen më të varfërit.“Kukës kaq i vafërt’i vënë edhe doganë, veç Edi Rama e ka bërë këtë”.

Aksioni i tyre nuk mbaron këtu. Ata paralajmërojnë që do rikthehen sërish në protestë nëse nuk hiqet dorë nga ky vendim.

“Ne do të vazhdojmë, nuk kemi ku shkojmë më, ka shku thika në kockë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!