Tri mënyra si të qetësoni mendjen dhe trupin në çdo kohë!

schedule23:01 - 3 Dhjetor, 2020

schedule 23:01 - 3 Dhjetor, 2020

Është pothuajse e pamundur që në kohën moderne të gjesh kohë për t’u çlodhur. Në mënyrë që të ndryshoni mendimin tuaj dhe të mësoni sesi të relaksoheni, së pari duhet të kuptoni si funksionon përgjigja jonë ndaj stresit.

Stresi rregullohet nga dy sisteme në trup. Sistemi parasimpatik është përgjegjës për relaksimin, pushimin dhe tretjen. Dhe sistemi simpatik është përgjegjës për reagimin “emergjent” ndaj stresit.

Me fjalë të tjera, sistemi ynë parasimpatik është përgjegjës kur jemi të relaksuar, ndërsa simpatiku është përgjegjës kur jemi në rrezik.

Problemi është se ana simpatike nuk bën dallimin midis rrezikut real dhe humorit të keq. Kjo mund të çojë në një stres kronik, lodhje dhe sistem të ulët imunitar.

Për të mirën e shëndetit tuaj, duhet të gjeni një mënyrë për të menaxhuar stresin. Në këtë artikull, ne do t’ju tregojmë tre teknika relaksimi, të cilat mund t’ju ndihmojnë të qetësoheni.

Frymëmarrje e kujdesshme

Mënyra sesi marrim frymë ndikon në sistemin nervor. Studimet tregojnë se frymëmarrja e kujdesshme ngre aktivitetin e sistemit nervor parasimpatik dhe ul aktivitetin e sistemit nervor simpatik. Praktikoni dhjetë minuta frymëmarrje të kujdesshme në ditë për të lehtësuar nivelet e stresit dhe ankthit.

Ushqyerje e kujdesshme

Ushqyerja e trupit tuaj me ushqime të shëndetshme është e rëndësishme. Mënyra sesi ushqeheni është edhe më e rëndësishme. Sot, njerëzit shpesh hanë me nxitim duke u përpjekur të kursejnë kohë. Kjo shkakton stres, tretje të dobët, mbipeshë dhe depresion. Ushqyerja e shëndetshme është një mjet i fuqishëm për të fituar kontrollin e trupit tuaj.

Pozicionet e yogës

Yoga është një praktikë e shkëlqyer, e cila mund t’ju ndihmojë të relaksoheni, të lehtësoni nivelet e stresit, të përmirësoni fleksibilitetin dhe të gjeni një ekuilibër. Në mënyrë që të relaksoni trupin tuaj, duhet të filloni me praktikimin e pozicioneve të lehta të yogës të tilla si, pozicioni mace-lopë, pozicioni i fëmijës, dhe përkulja në këmbë përpara./e.b-abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!