Nëse dëshironi të bëni një make up të duket profesional, mund të ndiqni këshillat e ekspertëve të fushës. Më poshtë abcneës.al ju ka sjellë 3 më kryesoret.
1. Përdorni vaj fytyre nën make up
Kur nuk doni të përdorni highlight-er për lëkurë me shkëlqim, provoni të përdorni vaj fytyre. Ai ndihmon që makijazhi të aplikohet në mënyrë ideale dhe të barabartë, si dhe do të ruajë lagështinë në fytyrën tuaj.
2. Hidratoni buzët para se të vendosni një buzëkuq mat
Që buzët tuaja të mos çahen, vendosni pak balsam hidratues në buzë para se të vendosni buzëkuqin mat. Buzëkuqi mat është shumë i rëndë për buzët, informon abcnews.al.
3. Merrni kohë për të hequr grimin
Nëse kaloni 20 minuta duke bërë make up, duhet të kaloni akoma më shumë se kaq për ta hequr atë nga fytyra juaj. Përdorni vaj pastrues dhe më pas pastrues me bazë uji për të hidratuar lëkurën dhe për ta bërë atë të ndihet më e freskët./e.b-abcnews.al