Treshja e sulmit, Sampdoria dhe shorti në Champions: Sarri analizon gjithçka

schedule14:59 - 17 Dhjetor, 2019

schedule 14:59 - 17 Dhjetor, 2019

Juventus rikthehet në fushë nesër në mbrëmje dhe do të përballet me Sampdorian, teksa të dielën luhet finalja e Superkupës së Italisë kundër Lazios. Ekipi i Ranierit vjen nga një moment i mirë, pasi fitoi derbin kundër Genoas.

Maurizio Sarri prek disa tema gjatë konferencës për shtyp, mes tyre edhe shortin e Champions League. Fitimi i kësaj kupe është objektivi i madh i bardhezinjve dhe goglat i vunë përballë francezët e Lionit.

KUNDËRSHTARI – “Është një skuadër që vjen me një entuziazëm të madh pas fitores në derbi. Skuadrat e Ranierit janë gjithmonë shumë të vështira për t’u përballur”.

SULMI – “Nuk kam vendosur ende për formacionin, të shohim. Kush luan përpara në sulm ndodhet mirë përgjithësisht. Po rikthehen edhe Douglas Costa dhe Ramsey. Nuk e di nëse do të aktivizoj treshen e sulmit nesër, dua të shoh më parë gjendjen e lojtarëve. Buffon? Do e thyejë rekordin e Maldinit”.

SHORTI – “Nuk më intereson për momentin. Kemi përpara ndeshje për të luajtur dhe merkaton. Nuk do ishte e drejtë të jepnim tani një gjykim, por të gjithë donim të shmangnim Realin e Madridit. Shorti mund të shkonte më keq për ne, kjo është e vërtetë”. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!