U luajtën sot dy ndeshje të javës së 22-të në Kosovë, aty ku surprizën e madhe e bëri Trepça ’89, që mundi Dritën kryesuese dhe kampione në fuqi.
Golin e parë skuadra nga Mitrovica e shënoi në minutën e 14 me Ademin, teksa në shtesën e pjesës së parë miqtë gjetën golin sërish me Shalën dhe i dhanë një goditje të madhe Dritës.
Në minutën e 80 Drita ngushtoi shifrat me Rexhën, por pa mundur as të barazojë dhe të marrë të paktën 1 pikë në këtë sfidë. Trepça i bën nder të madh Ballkanit pas kësaj sfide.
Skuadra e Blendi Shkëmbit ka mundësinë të arrijë Dritën në ndeshjen e radhës. Ndërkohë sfida tjetër mes Drenicës së Devollit dhe Besës së Pejës u mbyll në barazim pa gola. /abcnews.al