Trepça 89 nuk e mbajti dot, Avdyli bëhet shok skuadre me Gashin

schedule14:44 - 1 Shkurt, 2021

schedule 14:44 - 1 Shkurt, 2021

Milot Avdyli ishte një nga lojtarët më të kërkuar nga klube jashtë vendit në Superligën e Kosovës dhe në fund Trepça 89 nuk mundi ta mbajë të paktën deri në fund të sezonit.

FC Aarau është klubi që bindi homologët nga Mitrovica dhe vetë Avdylin, i cili sot ka firmosur kontratën profesioniste me klubin helvet për dy vite e gjysmë, pra deri në verën e vitit 2023.

18-vjeçari gjen te Aarau Shkëlzen Gashin, i cili pritet ta mirëpresë ngrohtë bashkëkombasin e tij. Fantazisti luajti gjithsej 25 ndeshje me Trepçën dhe regjistroi 4 gola dhe 5 asiste. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!