Papa Françesku ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur një ditë më parë në Torino të Italisë, ku pesë punonjës të mirëmbajtjes së hekurudhës u përplasën për vdekje dhe u tërhoqën zvarrë për disa metra nga një tren. Dy të tjerë që ndodheshin aty pranë shpëtuan mrekullisht.
“Aksidentet janë fatkeqësi. Është një padrejtësi. Gjithmonë për shkak të mungesës së kujdesit… Punëtorët janë të shenjtë”. E kam dëgjuar”, tha Papa. Aksidenti ndodhi pak pas mesnatës pranë stacionit Brandizzo, afër Torinos. Sipas informacioneve, treni lëvizte me shpejtësi 160 km në orë.
Janë ende të paqarta rrethanat si punëtorët e hekurudhës nuk ishin koordinuar për lëvizjen e trenit./abcnews.al