Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Treni përplaset me makinën në Gjermani, tre persona humbin jetën

schedule19:37 - 23 Prill, 2023

schedule 19:37 - 23 Prill, 2023

Tre persona kanë humbur jetën pasi një tren u përplas me një makinë në Gjermaninë Veriore

Sipas policisë treni rajonal goditi një makinë e cila po lëvizte me shpejtësi pranë Neustadt am Ruebenberge, jashtë qytetit të Hanoverit, njoftoi agjencia gjermane e lajmeve dpa.

Si pasojë e aksidentit mbeti i vdekur shoferi 22-vjeçar së bashku me dy femra që ndodheshin me të në automjet, të moshës 21 dhe 22 vjeç. Në tren ndodheshin 38 pasagjerë dhe katër punonjës të hekurudhës. Raportohet se një person në tren u plagos lehtë.



Makina me sa duket ka hyrë në hekurudhë, megjithëse barrierat e rrugës, ishin të mbyllura.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!