Treni përplaset me kamionin dhe del nga shinat në Torino

schedule10:41 - 24 Maj, 2018

schedule 10:41 - 24 Maj, 2018

Në Torino të Italisë është regjistruar një incident tragjik, ku një tren është përplasur me një kamion i cili ishte ndaluar në shina. Për pasojë 2 persona kanë humbur jetën dhe 25 të tjerë mbetën të plagosur. Autoritetet kanë filluar hetimet për këtë çështje.

2 të vdekur dhe 25 të plagosur, ky është bilanci i një incidenti të ndodhur në orët e vona të së mërkurës në një linjë hekurudhore të Torinos në Itali. Treni ka përplasur një kamion transporti, i cili ishte i ndaluar tek shinat. Përplasja shumë e dhunshme, ka shkaktuar daljen e disa vagonëve nga binarët.

Viktimat janë Roberto Madau, makinisti 61-vjeçar i trenit dhe Stefan Aureliana, romun 64 vjeçar, i cili drejtonte kamionin. Sa i përket të plagosurve, gjendja e tyre është e qëndrueshme sipas asaj që shkruajnë mediat italiane. Nuk ka raportime nëse në këtë incident tragjik është përfshirë ndonjë shqiptar.

Ndërkohë, autoritetet kanë hapur një hetim për këtë ngjarje në mënyrë që të zbulojë dinamikën dhe përgjegjësit. Për momentin Prokuroria e Ivreas nuk përjashton asnjë hipotezë. Ka raportime se mund të bëhet fjalë për një keqkuptim ose mungesë komunikimi mes drejtuesit të kamionit dhe kompanisë hekurudhore italiane. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!