Një asksident me plagosje ka ndodhur pasditen e sotme tek “Ura e Gërdecit”. Policia njofton se treni i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin me iniciale F. S., dhe pasagjer djalin 11 vjeçar me iniciale A. S..
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave.
Tiranë, Informacion paraprak
Më datë 18.08.2018, rreth orës 18:20, tek “Ura e Gërdecit”, treni i linjës “Tiranë-Durrës” është përplasur me mjetin me targa AA181PJ me drejtues shtetasin F. S., dhe pasagjer shtetasin A. S., rreth 11 vjeç ( djali i F. S.).
Si pasojë e përplasjes është dëmtuar fëmija i mitur A. S., 11 vjeç, i cili po dërgohet në spital për ndihmë mjekësore dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Po punohet për sqarim të mëtejshëm të rrethanave. /abcnews.al