Treni në Gjermani u mori jetën, përcillen për në banesën e fundit dy vëllezërit nga Deçani

schedule17:13 - 16 Tetor, 2020

schedule 17:13 - 16 Tetor, 2020

Vëllezërit Hasan Arifaj, 17 vjeç dhe Bleriani, 13 vjeç janë përcjellë për në banesën e fundit në varrezat e fshatit Ratish i Epërm. Dy të miturit humbën jetën tragjikisht në Gjermani pasi u shtypën nga treni. Për fat të mirë, vëllai i tretë që ishte me ta shpëtoi.

Dy të miturit u goditën nga treni, mëngjesin e së martës, teksa kishin marrë rrugën për të shkuar në shkollë.

Nga kjo përplasje shpëtoi, Arigoni, i cili e pa tragjedinë e vëllezërve me sy dhe më pas e telefonoi babain e tyre, Arifin, për t’i kërkuar që me urgjencë të shkonte në stacionin e trenit.

Babai i djemve, Arif Arifaj, duke folur për mediat kosovare mes dhimbjes falenderoi  Zotin që i ka shpëtuar djali i dytë.

“Në vitin 1989, jam shku në mërgim. Kam kriju një familje dhe kisha tre djem. Hasanin, Arigonin dhe Blerianin. 17 vjeç, jo 16 tjetri hala dhe edhe një muaj i vogli 14 vjeç. Rasti tragjik ka qenë që si zakonisht fëmija shkojnë në shkollë, unë banoj në një qytet afër Mynheni-it, Bavari. Fëmija ku banoj prej një qyteze duhet të shkojnë të vazhdojnë mësimin në qytet”.

Për djalin e madh, Hasanin, ai tha se ka qenë nxënës shumë i mirë, ndërsa djali i vogël ëndërronte të bëhej futbollist. s.b/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!