Një aksident ka ndodhur paraditen e së shtunës në fshatin Bubq, por fatmirësisht pa të lënduar.
Mësohet se një tren i linjës Shkodër- Durrës ka përplasur autoveturën që drejtohej nga një femer. Kjo e fundit ka shpëtuar pa lëndime, por ndodhet në gjendje shoku.
Dyshohet se drejtuesja e mjetit ka tentuar të kalojë mbi shina duke i prerë rrugën trenit të pasagjerëve./abcnews.al