Një tren ka dalë nga shinat në zonën Goppenstein të kantonit zviceran Valais pasi u godit nga një ortek. Policia konfirmoi se disa persona mbetën të plagosur.
Në bord ndodheshin 80 pasagjerë. Hekurudhat Federale Zvicerane njoftuan se trafiku do të mbetej i pezulluar përkohësisht.
Ndërkohë autoritetet po vijojnë operacionin për t’u ardhur në ndidhmë pasagjerëve. /abcnews.al/


