Treni del nga shinat, 7 të vdekur dhe dhjetëra të plagosur

schedule10:25 - 14 Janar, 2022

schedule 10:25 - 14 Janar, 2022

Shtatë persona kanë humbur jetën në Indi, pasi treni me të cilin udhëtonin doli nga shinat. Aksidenti ka ndodhur në qytetin Noynaguri, në Bengalin lindor. 45 persona të tjerë kanë mbetur të plagosur, 23 prej tyre në gjendje kritike për jetën.

Sipas rrjetit televiziv NDTV, treni kishte 12 vagonë ​​dhe në to ndodheshin rreth 1000 persona, shumica e të cilëve po shkonin në spitalin Sadar, pasi kishin vizita.

“Ne ndjemë një goditje, shumë të mprehtë. Vagoni filloi të bjerë dhe ne u kthyem papritur”, thotë një pasagjer i trenit fatal. g.v/abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!