Një tren i shpejtësisë së lartë ka dalë nga shinat në provincën e Lodit në Itali. Bilanci i përkohshëm flet për 2 viktima dhe dhjetëra të plagosur.
Incidenti ndodhi pranë stacionit të Livragës, trensi 9595 i linjës Milano – Salerno doli nga shinat dhe dy vagonë u përmbysën.Viktimat janë të dy makinistë.
Që nga ora 5 e 30 e mëngjesit të së enjtes qarkullimi në linjën Milano – Bolonja është pezulluar. Të gjithë trenat në të dyja drejtimet janë devijuar në linjën Milano-Piacenza me vonesa prej 60 minutash, sipas lajmërimit të Hekurudhave Italiane. Sipas të dhënave të para, një nga vagonët ka dalë nga binarët duke u përplasur me një karrocë që ndodhej në binarin paralel dhe më pas përfundoi në një ndërtesë.
Karroca e dytë u përmbys në një zonë ku po punohej për mirëmbajtjen e shinave. Të plagosurit janë 27 persona fatmirësisht asnjëri prej tyre nuk është gjendje të rëndë. Në momentin e aksidentit në bordin e trenit ndodheshin 28 persona përveç personelit të shërbimit./abcnews.al

