Trendi punk është tashmë më “i nxehti” për flokët tanë

schedule15:20 - 27 Tetor, 2021

schedule 15:20 - 27 Tetor, 2021

Jemi të sigurt që këtë vit të gjitha vajzat bionde do të buzëqeshin gjerësisht. Pse e themi këtë? Secili prej nesh që kanë ngjyrë flokësh më të çelur mund të adoptojnë lehtësisht trendin e flokëve më punk. Arsyeja sigurisht për flokët rozë që këtë sezon bënë një rikthim dinamik dhe janë propozimi më shik.

Pikërisht në vitin 2011 lindi trendi Seapunk në rrjetet sociale, duke ndikuar në një numër të madh të rinjsh që iu nënshtruan flokëve blu të ndezur, të cilwt i shoqëruan me veshje metalike dhe të çuditshme për të kompletuar stilin e tyre ekscentrik.

Tashmë, flokët rozë të çelur kthehen në versionin e tyre më chic. Vajzat që përvetësojnë këtë trend të flokëve veshin kostumet e tyre klasike, fustanet e tyre vajzërore dhe xhinset e tyre, duke shoqëruar estetikën elegante me kulturën punk.

Yjet më të mëdhenj të muzikës dhe kinemasë vendosën t’i dorëzohen këtij trendi të flokëve. Dakota Fanning, Rihanna, Katy Perry, Helen Mirren, Lily Allen, Fearne Cotton, Nicki Minaj, janë vetëm disa nga personazhet e famshëm që u shfaqën në ngjyrë rozë në flokët e tyre dhe bënë për vete fansat e tyre.

Ose në flokë të ngushtë, të gjatë, kaçurrelë apo të drejtë, mundësitë janë të pafundme dhe është e sigurt që ky trend mund të heqë të gjitha pamjet e flokëve. Jo, për më tepër, nuk është rastësi që Java e Modës i shfaqi vajzat me versione të ndryshme në ngjyrë rozë./abcnews.al