Trendi i ri i verës, këpucët plastike edhe jashtë plazhit

schedule18:12 - 5 Korrik, 2022

schedule 18:12 - 5 Korrik, 2022

Ka dy kategori femrash: Ato që i pëlqejnë këpucët plastike dhe nuk i heqin gjatë gjithë verës në plazh dhe ato që i urrejnë. Ky tekst i drejtohet të parave dhe ka të bëjë me trendin e kësaj vere për të parë sandale plastike në të gjithë qytetin, nga mëngjesi në zyrë deri në mbrëmje për të pirë.

Shtëpitë e modës, Karl Lagerfeld, Steve Madden dhe Gucci hodhën hapin e parë dhe krijuan sandalet plastike, sandalet komode që nxjerrin në pah freskinë në dizajne dhe ngjyra të ndryshme.

Tani këpucët plastike vijnë në sandale, platforma dhe janë trend në çdo version.

Këpucët plastike janë një alternativë perfekte kur dëshironi të shmangni këpucët klasike dhe të zgjidhni diçka më të veçantë. Ajo që duhet të dini është se duhet t’i vishni disa herë në shtëpi në mënyrë që të hapen dhe të jeni rehat.

Do të ndiqni trendin komod, por edhe… kontrovers të vitit?/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!