Nëse çdo javë filloni të mendoni se çfarë do të gatuani për ditët në vijim, duke u përpjekur të vendosni një orar dhe të përfundoni duke porositur për gjysmë dite, mund t’ju duhet të mësoni prirjen e re dietike të quajtur përgatitje për vaktin.
Përgatitja e vaktit përkufizohet si teknika në të cilën kaloni disa orë gjatë javës, kryesisht në fundjavë, për të gatuar vaktet e javës së ardhshme.
Kjo “filozofi” bazohet në faktin se shumica prej nesh kur jemi të uritur, jemi të prirur për ushqime të shpejta dhe të majme.
Sidomos kur rritja e urisë është rezultat i lodhjes fizike, shanset për të ngrënë shëndetshëm dhe siç duhet reduktohen ndjeshëm, duke na shtyrë drejt ushqimeve të pasura me sheqer dhe yndyrë.
Duke zier një vezë për çdo ditë të javës, duke prerë një sallatë të madhe, disa tortilla dhe një ose dy vakte kryesore, zgjidhjen “çfarë duhet të hani sot” mund ta keni çdo ditë në frigorifer. Ruajtja dhe ndarja e duhur do t’jua bëjë jetën më të lehtë dhe në njëfarë mënyre do të shihni që peshorja do të kthehet në nivele normale për ju.
Mund ta filloni këtë fundjavë?/abcnews.al