Matteo Salvini, ka zhvilluar një takim me kryeministrin italian Mario Draghi.
Ai u shpreh se takimi rezultoi të jetë pozitiv, ndërsa në fokus ishte situata epidemiologjike dhe masat për parandalimin e pandemisë Covid.
Salvini theksoi se situata epidemiologjike në Europë duket se është drejt përmirësimit dhe se shumë vende po shikojnë mundësinë e heqjes së maskës edhe në ambientet e hapura.
Po ashtu ai u shpreh se këtë mundësi shpreson që kryeministri italian ta konsiderojë edhe për vendin.
“Besoj që fillimi i korrikut do të ishte i përshtatshëm për heqjen e maskës në ambiente të hapura”, ka theksuar Salvini.
Sakaq në Itali vijon trendi i rënies së infeksioneve dhe shkalla e pozitivitetit është e qëndrueshme me 0,7%./abcnews.al/