Trend i sezonit: Ky është aksesori për të cilin ia vlen të investoni

schedule21:24 - 13 Janar, 2021

schedule 21:24 - 13 Janar, 2021

Ndërsa ndodhemi në kohën më të ftohtë të vitit, kapelet në formë kove janë padyshim një ndër aksesorët më trend të momentit. Përveçse është tejet komod dhe na mbron nga i ftohti, ky aksesor ofron gjithashtu një pamje me shumë stil.  Dikur mbizotëronte në vitet ’90, tashmë rikthehet sërish këtë vit, duke u bërë një pjesë e domosdoshme e modës.

Mund të gjeni versione të reja me pëlhura të ngrohta dhe ngjyra të buta si krem, e zezë dhe gri. Këtë vit vihet re si në stilin e rrugës ashtu dhe në Instagramin e vajzave më me stil. Nëse jeni të fiksuar ndaj kapeleve këtë sezon, hidhini një sy modeleve të mëposhtme! /abcnews.al