Lulzim Basha ka arritur që të mbyllë marrëveshjet brenda koalicionit opozitar me tre aleatë deri tani, ndërsa vijojnë negociatat me Shpëtim Idrizin dhe Fatmir Mediun. Sigurisht që palët i ndajnë vendet e sigurta në listat e kandidatëve për deputetë.
Dy partitë, PR dhe PDIU nuk kërkojnë thjeshtë një vend të sigurt për kryetarin, si Nard Ndoka, Dashamir Shehi dhe Agron Duka, por më tepër, as dy, por tre vende të sigurta.
Gazetari Juxhin Mustafaraj i ftuar në Radarin Informativ në “ABC” përballë gazetares Jonida Shehu u shpreh se Mediu dhe Idrizi kërkojnë dy vende të sigurta në listë në Tiranë dhe nga një në Fier.
Lexo edhe: Mediu pa pakt, Idrizi i dorëzon PD-së shifrat e 2017, a rrezikon Basha të humbë 2 aleatë?
Momenti për Bashën është mjaft i vështirë për të shmangur hatërmbetjet edhe brenda selisë blu. “Në PD ka pakënaqësi për dhënien e hapësirave shumë të mëdha aleatëve në vende të sigurta” tha Juxhin Mustafaraj.
LSI, aleati kryesor nisur nga pesha elektorale vendosi të kandidojë me listën e saj, përjashto qarqet ku loja për mandatet është më e hapur. “Trekëndëshi Tiranë, Durrës, Elbasan do të vendosin fituesin” tha Mustafaraj duke i cilësuar si “zona të nxehta”./ db/Abcnews.al