Analisti Lorenc Vangjeli i ftuar në “ABC Live” këtë të premte ka komentuar situatën politike në vendin tonë.
Vangjeli ka folur për replikat e fundit të bërë nga kryedemokrati Basha me kryeministrin Rama një ditë më parë në kuvend, ku ai përmendi si pjesë të “Trekëndëshit të Bermudës”, edhe Metën me Berishën.
Sipas analistit “armiqësia” e Bashës me Metën arriti kulmin kur nuk mundën që të bëjnë një listë të përbashkët me LSI në zgjedhjet e 25 prillit.
“Ky është një rrjeshtim që nuk ndodh për herë të parë dhe nuk do të ndodhë për herë të fundit, me këtë Basha i ka dhënë vetes rolin e një davidi të mirë përballë tre goliadhëve dhe shumë është që të mundësh edhe një prej tyre, për Bashën nuk është personazhi i mirë i kësaj historie që ai e thotë me tre kulme të tjera trekëndëshi.
Nuk është hera e parë që ndodh një gjë e tillë dhe ndoshta publikisht e dëgjoni në një mënyrë të tillë, por një nga gabimet që Basha ka bërë në zgjedhjet e 2017 është se ai nuk ka arritur që të ndajë betejën me zotin Rama dhe aleatëve të mundshëm që koha ja sillte që në atë moment mund të ishte zoti Meta. Nëse kujtoni fushatën grotestke të 2017 do të gjeni një nga arsyet e humbjes së Bashës, armiqësia e tij me presidentin e republikës, ka kulmuar në dimrin e këtij viti.
Disa herë është thënë disa herë se largësia e tyre reciproke ndaj kryeministrit Rama ishte më e madhe se afërsia mes këtyre personazheve të opozitës. Meta dhe Basha ishin më afër me Ramën sesa me njëri-tjetrin. Kjo largësi është kulmuar në mars kur nuk është arritur që të dilnin në një listë të përbashkët, ato donin një referendum ndaj regjimit të kryeministrit siç thoshin por që nuk arritën që ta bënin një gjë të tillë”, është shprehur ai. /abcnews.al