Tregu në Vlorë me kushte skandaloze, tregtarët: Blerësit po ikin, bashkia të ndërhyjë

schedule15:55 - 27 Dhjetor, 2019

schedule 15:55 - 27 Dhjetor, 2019

Në këto kushte skandaloze tregëtohet në tregu më të madh që është ngritur në Urën e Mifolit në Vlorë. Ky treg funksionon një herë në javë dhe në të gjen shumëllojshmëri produktesh nga tregëtarët e shumë zonave të Vlorës dhe Fierit.

Që kur është ngritur ky treg rruge 20 vjet më parë nuk është investuar fare. E jo në pak raste kushtet e këqija kanë larguar blerësit.

Veç mungesës së higjenës në këtë treg tregëtarët po përballen dhe me mungesën e bleësve. Ata thonë se banorët e zonës janë të varfër dhe nuk kanë të ardhura të mjaftueshme për të blerës sasinë e nevojshme të produkteve.

Tregtarët i kërkojnë bashkisë që të kryejë investime në këtë treg pasi ai është jashtë çdo standardi./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!