“Tregu informal shqetësues”, eksperti: Turistët janë rritur në numër, cilësia e shërbimit në fokus

schedule14:39 - 27 Qershor, 2023

schedule 14:39 - 27 Qershor, 2023

Kryetari i Shoqatës së Turoperatorëve (ATOA), Klinton Gërxhani në një lidhje direkte për “Sheshi i Dollarit”, ka dhënë detaje në lidhje me rritjen e numrit të turistëve në vendin tonë.

Gërxhani është shprehur se vitet e fundit ka një rritje të numrit të turistëve por e rëndësishme është fakti se sa kapacitete kemi për të pritur një shtim të tillë.

Ndër të tjera ai thekson se ka edhe shumë apartamente dhe bujtina për të cilat ne nuk kemi statistika dhe nuk e dimë saktësisht se çfarë ndodh vërtet aty.

Pothuajse e kemi konfirmuar se rritja e turistëve në Shqipëri është e madhe. E rëndësishme është pritja e këtyre njerëzve dhe kapaciteteve që ne kemi në dispozicion për të gjithë numrin e turistëve. Ne kemi një sektor që e dimë që gjysma e tij është informal dhe shumë struktura pritëse kryesisht apartamente janë jashtë kontrollit apo statistikave dhe ne nuk arrijmë dot që ta menaxhojmë dot këtë lloj fluksi dhe nuk mund të bëjmë një plan dhe e kemi të pamundur krijimin e një shërbimi cilësor ndaj këtyre turistëve. Ne nuk arrijmë dot që të parashikojmë limitin tonë pritës.

Teorikisht kapaciteti është kaluar nëse do të kemi statistika për bujtinat apo për shumë njësi të tjera akomoduese, por është e rëndësishme që ne të jemi më të fokusuar në këtë sektor pasi i kemi jashtë kontrollit”, ka thënë eksperti.

Ndër të tjera ai ka dhënë detaje në lidhje me turistët që e frekuentojnë më shumë bregdetin tonë, ku shprehet se Kosova është e para në listë, dhe veçon faktin se së fundmi kemi dhe një rritje të turistëve nga vendet e Azisë.

“Kosova do të ngele he vendi kryesor që vjen në plazhe tona, janë vende nga Evropa Lindore, sa i përket tregjeve janë ato nga Amerika po vijnë gjithashtu dhe që janë risi për vende tona janë vendet e Azisë që duket se është një trend rritje. Mendoj se në këto nivele në një afat prej 5 vitesh duhet që të synojmë tregjet e Evropës Perëndimore dhe Qendrore. Ne kemi fqinj italianët që kanë dhe pasaportë të huaj dhe mund të vijnë në vendin tonë., ne duhet që të jemi të aftë të drejtohemi ndaj tregjeve të synuara dhe jo të përhapemi shumë dhe nuk mund ta menaxhojmë më pas”, ka thënë ai.

Ndërkohë në lidhje me rënien e euros, sipas tij problem në këtë drejtim do të mbetet rritja e çmimit të turizmit ku më shumë nga kjo do të preken turistët vendas.

“Një problem që ne kemi ngritur është ajo e rënies së euros që është në dëm të biznesit të turizmit, që në disa raste nuk e kanë të sigurtë se çdo i prekë. Dhe nëse do të vijojë një trend I tillë do të çojë në një rritje çmimesh, por ky nuk mund të ndikojë te turistët e huaj pasi nuk mund të gjejnë vend më të lirë se në Shqipëri për këtë po nëse do të flasim për turistët vendas patjetër që mund të ketë ndikim”, ka thënë ai ndër të tjera. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!