Eksperti i tregjeve të kapitalit, Artan Gjergji e cilëson pozitive ndërhyrjen e Bankës së Shqipërisë, për të mos ndryshuar kahun e kursit të këmbimit në tregun valutor.
Në emisionin “Sheshi i Dollarit” në ABC News, Gjergji u shpreh se mund të ketë një transparencë më të madhe nga ana e Bankës së Shqipërisë.
Artan Gjergji: Kam përshëndetur Bankën e Shqipërisë për këmbënguljen për të mos ndryshuar kahun e kursit të këmbimit. Duke mos pasur tregje perfekte, ndodhin flluska të vogla, që janë thjesht spekulime, nga aktorë të caktuar. Mendoj që personalisht Banka e Shqipërisë ka bërë punë perfekte në këtë drejtim. Sa i përket transparencës në ndërhyrje, nuk e di rregulloren. Jam i bindur që Banka e Shqipërisë, nëse e ka në rregullore, e bën nëse e ka në rregullore. Do doja që tregjet të ishin transperent. Ndoshta ka ardhur koha që Banka e Shqipërisë ta mendojë, të ketë transparencë më të madhe. Jo se nuk ka qenë transparente.
Ndërsa, eksperti dhe analisti Fjorent Rushi tha: Do doja që edhe Banka e Shqipërisë e jona të publikonte minutat. Ne jetojmë në një ambient paska të polarizuar. Mund të gabohet edhe në parashikimet makro ekonomike. Kam përshtypjen që dhe Banka e Shqipërisë, për të mos u gjendur mes dy zjarreve, ka vendosur të mos i publikojë./abcnews.al