Eksperti për punësimin Erion Muça në një intervistë në “Money Report” në ABC News, u shpreh se partitë politike duhet që të parashtrojnë në programet e tyre jo vetëm objektivin, por edhe rrugët që do të ndiqet për të arritur objektivat e synuara.
Gjatë kësaj interviste, Muça tha se fokusi ka qenë tek rritja e pensioneve si edhe rritja e pagave, duke e vlerësuar si të rëndësishme, por shtoi se sipas tij duhet të ketë më shumë transparencë në programet e partive politike.
Gjithashtu shtoi se rritja e pagës minimale është një dosmosdoshmëri. Ndërsa theksoi se edhe sipërmarrjet duhet të jenë më të vëmendshme ndaj kërkesave të punonjësve.
“Programet politike janë instrumente që në një formë apo tjetër parashtrojnë atë që do të ndodhin në një plan afatmesme apo afatgjatë. Në parime programet e parashtruara fokusin e vënë tek objektiv por jo tek rruga që do të ndiqet. Fokusi ka qen tek rritja e pagave dhe pensioneve, por jo tek rruga që do të ndiqet. Pra duhet që të ketë më shumë transparencë në programe apo të paktën indicia kryesore se si do arrihet që të rritet edhe shkalla e besueshmërisë. Për tregun e punës në përgjithësi, ende nuk është parë një model. Unë jam pro që shteti të ndërhyjë në model kur privati nuk i implementon ato. Pra këto modele, do të duhet patjetër të marrin receta apo formula nga elementë që shteti ndjek. Por e rëndësishme për t’u thënë është edhe fakti se elementë që kanë të bëjnë me qasjen apo fushën e industrive dhe sektorëve që kanë nevoja të mëdha. Nëse flasim për indikatorë të përgjithshëm siç është tregu i punës, apo rritjen e nivelit të pagës minimale, gjë që impakton edhe sipërmarrjen private për të qenë më e interesuar drejt këtyre ndryshimeve. Por pavarësisht kësaj, tregu i punës ka nevojë për një sistemim më konkret”, tha ai.
Punësimi i të rinjve ishte një tjetër çështje në të cilën analizoi eksperti Muça, për të cilat tha se duhet që të ketë më shumë profesionistë për të plotësuar nevojat.
Ai shpjegoi se ndërhyrja duhet të bëhet që në shkolla dhe se duhet të ketë programe për mbështetjen e të rinjve dhe talenteve që në shkolla.
/abcnews.al/