Tregu i gjelave në Baldushk/ Banorët tregtojnë shpendin simbol të tryezës së festave

schedule17:53 - 18 Dhjetor, 2023

schedule 17:53 - 18 Dhjetor, 2023

Rreth  gjysma e këtyre gjelave në fshatin Baldushk të Tiranës janë shënjuar.

“I kam të gjithë me lidhëz, i kam shënuar”.

Klientët besnikë e kanë telefonuar Zeliha Salihun për t’i rezervuar gjelin e tryezës së festës së ndërrimit të viteve që herët.

“Pula 15 mijë lekë kg, gjeli aq 14- 13 mijë aq e kam shitur. Kam pas 100 krerë, dhe pak kam,  i kam të prenotuara me telefon… nuk kanë ndonjë kundërshtim me çmimin se dhe ato shohin koston tonë, mundin”, tha një tredtare,

Gjelat e tjerë të tufës  banorët e Baldushkut  besojnë  se do ti tregtojnë  me hapjen e tregut të shpendëve në fshat.

“Na ndihmon shumë tregu… kur hapet tregu fillojnë vijnë njerëzit”, thonë banorët.

Tregu i shpendëve në Baldushk  hapet të  martën  dhe  interesi është i lartë.

“Me datë 19 hapet tregu i shpendëve në Baldushk. Mendoj se do të kemi një interes shumë të madh. Nga informacionet që kemi mbledhur mendojmë se do të jenë 45- 50 mijë gjela të tregtuar nga zona e Baldushkut. Qytetarët që do të blejnë gjelin duhet të jenë të sigurt që gjeli që do të kenë në tryezë është i certifikuar dhe kontrolluar nga të gjitha organet kompetente”

Hapja e tregut të gjelave në prag  të festave është kthyer në traditë, ndërsa gjeli i Baldushkut mbetet i preferuari  i  qytetarëve për natën e ndërrimit të viteve.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!