Shitjet në tregun global të artit ranë me 12% në terma vjetore, në rreth 57,5 miliardë dollarë në vitin 2024, sipas Raportit të Tregut të Artit të publikuar sot nga banka zvicerane UBS dhe Art Basel, pas një rënie prej 4% në vitin 2023.
Raporti ia atribuoi rënien – pasigurisë ekonomike dhe tensioneve të rritura gjeopolitike. Tregu kinez pësoi tkurrjen më të madhe, me një rënie të shitjeve prej 31% në terma vjetore.
Dikur një forcë në rritje në tregtinë globale të artit, Kina tani ka zbritur në vendin e tretë pas Britanisë së Madhe, e njohur për shtëpitë e mëdha të ankandeve si Sotheby’s dhe Christie’s.
SHBA-ja mbetet një lojtare dominuese, duke zënë 43% të totalit të tregut botëror të artit. Britania e Madhe pason me 18%, ndërsa Kina zë vetëm 15%.