Tregtia Kosovë-Shqipëri, bashkëpunim për rritjen e shkëmbimeve tregtare të produkteve bujqësore

schedule17:58 - 24 Nëntor, 2023

schedule 17:58 - 24 Nëntor, 2023

Shqipëria dhe Kosova duhet të shtojnë marrëdhëniet tregtare. Ministrja e bujqësisë Anila Denaj priti në një takim zyrtar homologun nga Kosova Faton Peçi me të cilin u diskutua rritja e shkëmbimeve tregtare sidomos të produkteve bujqësore e blegtorale. Denaj tha se tashmë në vëmendje duhet të jetë ulja e kostove për bizneset e dy vendeve

Ministri Faton Peci tha se duhet të punohet më shumë për të pasur një treg të përbashkët.

Gjatë periudhës janar-shtator eksportet shqiptare kapën vlerën 31.1 miliardë lekë me një rritje prej 4 miliardësh krahasuar me një vit më parë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!