Zyrtarët britanikë dhe të BE-së planifikojnë të bindin Emiratet e Bashkuara Arabe që të ndalojnë dërgesat e mallrave në Rusi, të cilat janë në dobi të përpjekjeve të saj luftarake.
Mediat e huaja shkruajne se Uashingtoni dhe zyrtarët evropianë po vizitojnë Emiratet e Bashkuara Arabe këtë të hënë në përpjekje për të ndaluar çipat kompjuterikë dhe komponentët elektronikë të arrijnë në Moskë.
Ndër të tjera thuhet se ai është pjesë e një shtytjeje globale për të mbajtur të ashtuquajturat produkte me përdorim të dyfishtë, të cilat kanë aplikime civile dhe ushtarake, jashtë duarve ruse./abcnews.al