Tregtarët e veshjeve në Sarandë nuk kanë shitje: S’ka autobusa të furnizohemi me mallin e sezonit

schedule22:40 - 5 Maj, 2020

schedule 22:40 - 5 Maj, 2020

Që prej periudhës që Saranda u shpall qytet i gjelbër tregtarët hapën dyqanet e rrobave. Por shitjet nuk ka pasi nuk kanë mundësi të furnizohen me veshjet e sezonit për shkak të mungesës së qarkullimit në qytete të mëdha apo jashtë vendit.

Ende këta tregtarë kanë mallin e dimrit që ju mbeti stok nga mbyllja prej dy muaj prej pandemisë.

Kemi qëndruar në shtëpi, kemi qëndruar me rezervat që kemi pasur, por tani u dorëzuam se mbaruan dhe ato. Dolëm para një jave që e hapëm po nuk e kemi bërë sefte për të marrë ndonjë lekë për të jetuar. Këto tani nuk shkojnë se janë rrobat e dimrit. Këto tani nuk shkon më. Duhet të marrim rrobat e beharit. Tani është bërë keq për furnizim se nuk ikim dot në Tiranë se këta thonë vetëm me taksi vetëm një njeri, ne ikim me autobusa, por nuk ka tani”, është shprehur një nga tregtarët.

Ndërsa një tjetër ka theksuar se duam të hamë bukë me se të vemë në Tiranë shtova nga xhepi.

E vetmja shpresë për këto zonja që kanë paguar sigurimet si të vetëpunësuara kompesuar disi humbjet, është përfitimi i pagës së luftës,

“Nuk aplikuam shpejt se nuk i dinim rregullat, por tani aplikuam dhe ka dalë aplikimi por për ti marrë nuk i kam marrë ende lekët”, shprehet tregtarja./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!