Tregtarët e Korçës në protestë

schedule17:31 - 1 Prill, 2019

schedule 17:31 - 1 Prill, 2019

Tregtarët e Tregut të Fruta – Perimeve kanë protestuar kundër zhvendosjes së aktivitetit tek markatoja e re, ku tarifa është më e lartë në krahasim me atë ekzistuese. Fillimi i muajit prill, ishte afati i fundit i caktuar nga bashkia për mbylljen e tregut të vjetër.

Kanë vendosur të mos lëvizin nga vendi ku tregtojnë aktualisht, derisa Bashkia të rishikojë tarifat. Bëhet fjalë për tregtarët e fruta perimeve në Korçë të cilët nuk duan të zhvendosen tek markatoja e re.

Ata kundershtojnë vendimin e Bashkisë sepse tarifat janë disa fish më lartë, krahasuar me ato ekzistuese.

Ata pranojnë, që markatoja e re ofron kushte të përshtatshme si për tregtimin ashtu edhe për konsumatorët por fitimet që nxjerrin nga ky aktivitet, nuk justifikojnë nivelin e tarifës së vendit dhe shpenzimet e tjera.

Tregtaret i janë drejtuar me një peticion Këshillit Bashkiak të Korçës, por ende kërkesa e tyre nuk është futur në rendin e ditës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!