“Tregtar flamujsh” mbyll festivalin dedikuar Ernest Koliqit

schedule17:52 - 14 Qershor, 2021

schedule 17:52 - 14 Qershor, 2021

Nga Simon Shkreli

Sapo artdashësit u ulën në oborrin e Teatrit “Migjeni” në Shkodër për të ndjekur shfaqjen përmbyllëse të Festivalit “Koliqiana”. Aktorët e shfaqjes “Tregtar flamujsh” hyjnë vrullshëm në dialog. Tensioni mes dy personazheve dhe narracioni rreth ngjarjes është ndërthurur në mënyrë të tillë sa që në nisje mendon se sa bën për vendin.

Një shoqëri e cila vlerëson më shumë materialen se shpirtëroren. Jozef Shiroka, regjisori i shfaqjes njëherësh edhe dramatizuesi i tregimit të Koliqit, thotë se është përpjekur të ruaj filozofinë e autorit.

Një shfaqje që të ngjallë emocion dhe që të bënë të rikthehesh edhe një herë në kohë, madje kupton se shumë pak gjëra kanë lëvizur nga periudha kur është shkruar tregimi “Tregtar flamujsh”. Personazhi Hil Vilza kujdeset që flamurin ta mbaj të pastër, ndërsa tregtari Gaspër Tragaçi ka hall që me shitjen e tyre të fitojë sa më shumë para.

Spektatori e ka pritur mjaft mirë shfaqjen. Për drejtoreshën e Teatrit “ Migjeni” festivali “Koliqiana” e ka mbërritur qëllimin e vet. Teatri “Migjeni” për rreth 1 muaj çdo fundjavë ka sjellë në skena të përshtatura në natyrë vepra të ndryshme të Ernest Koliqit. Me këtë shfaqe u mbyll dhe festivali I përvitshëm “Koliqiana”. d.b/ Abcnews.al