Ylli i famshëm Celine Dion luan në komedinë romantike të Sony Pictures “Love again” me Priyanka Chopra Jonas dhe Sam Heung. Është roli i saj i parë në film. Traileri i publikuar është i mbushur me melodi të reja muzikore nga këngëtarja e dashur ashtu si filmi.
“Është një histori e mrekullueshme dhe e këndshme dhe shpresoj që njerëzve të pëlqehet po aq sa këngët e reja”, tha Dion për revistën People.
“Love again” ka në qendër protagonisten Mira, e cila mban zi për vdekjen e të fejuarit të saj. Ajo i dërgon një sërë mesazhesh romantike në numrin e tij të vjetër të celularit, pa e ditur që numrin ia ka dhënë një personi të ri, pikërisht Robit, i cili është gazetar dhe është magjepsur nga tekstet e saj të bukura rrëfimtare.
Kur i caktohet të shkruajë një artikull për superyllin Celine Dion, ai kërkon ndihmën e saj për të kuptuar se si ta takojë Mirën personalisht… dhe të fitojë zemrën e saj.
Filmi “Love Again” i bazuar në një roman të Sofia Kramer do të shfaqet në kinema më 12 maj./abcnews.al