Aktorja dhe deputetja nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Adriana Matoshi, vetëm pak orë më parë njoftoi se i është rikthyer sërish tumori në tru.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ajo tregoi se kjo ndodhi pas nëntë vitesh, meqë u diagnostikua kur ishte shtatzënë me fëmijën e katërt.
LEXO EDHE: Deputetja shqiptare tregon se i është rikthyer tumori, mesazhi prekës: Mos harroni ta doni jetën
Menjëherë, ajo ka marrë mbështetje publike nga shumë personazhe të famshëm, ku më e fundit është edhe këngëtarja Dafina Zeqiri.
Kjo e fundit, ka postuar në Instagram një pjesë nga videoklipi i këngës “Duro”, ku protagonistja kryesore është vetë Adriana, e cila jep mesazh vajzave dhe grave të përballen me çdo sfidë të jetës se do ja dalin.
“Une zgjedh buzqeshjen si petkun me te mire te mbrojtjes dhe perballjes me sfidat e jetes!
Femer e forte eshte ajo e cila pas cdo dhimbje arrine te perqafoj realitetin me nje buzqeshje e cila flet me shume se 1,0000 fjale”, ka shkruar Dafina krahas videos./abcnews.al