“Trego testin anti-Covid, pastaj të shërbejmë”, hapen sallonet e bukurisë në Austri

schedule10:11 - 9 Shkurt, 2021

schedule 10:11 - 9 Shkurt, 2021

Pas gjashtë muajsh të bllokuar në Austri, tashmë rregullat kufizuese për të shkuar te një berber dhe një sallon bukurie janë shumë të rënda.

Mediat e huaja bëjnë me dije se klientët që do të shkojnë për të prerë flokët tek berberi duhet të kenë një test negativ të koronavirusit, të bërë 48 orët e fundit.

Pavarësisht nga numri i madh i të infektuarve, shteti austriak ka lejuar që shkollat dhe disa dyqane të rihapen duke pasur parasysh se humbja ekonomike dhe sociale do të ishte më e rëndësishme se anët pozitive të bllokimit.

Me lehtësimin e masave, u prezantuan rregulla të reja që synojnë parandalimin e përhapjes së virusit, kështu që dyqanet mund të kenë vetëm një klient për 20 metra katrorë, një person për 10 metra katrorë është i vlefshëm për floktarët, por gjithashtu një test negativ, jo më i vjetër se 48 orë.

Një masë e ngjashme është futur në Slloveni dhe zbatohet në sallonet e bukurisë dhe sallonet e masazhit./abcnews.al