Tregjet e aksioneve u rritën të hënën pasi Presidenti Trump tha se bisedimet e fundjavës kishin rezultuar në një “rivendosje totale” të kushteve tregtare midis SHBA-së dhe Kinës, një veprim që në një farë mënyre ndihmon në zbutjen e mosmarrëveshjes së madhe midis dy vendeve.
Bisedimet në Zvicër rezultuan në ulje të konsiderueshme të tarifave të kundërpërgjigjes që ishin grumbulluar që nga janari nga të dyja palët, shkruan BBC.
SHBA-të do t’i ulin këto tarifa nga 145% në 30% , ndërsa tarifat hakmarrëse të Kinës për mallrat amerikane do të ulen në 10% nga 125%.
Presidenti Trump u tha gazetarëve se, meqenëse disa nga taksat janë pezulluar në vend që të anulohen tërësisht, ato mund të rriten përsëri brenda tre muajsh, nëse nuk bëhet ndonjë përparim i mëtejshëm.