Tregjet e huaja sa të rrezikuar jemi? Meka: Sipërmarrja private është shumë abuzive me çmimet

schedule14:47 - 7 Shtator, 2023

schedule 14:47 - 7 Shtator, 2023

Eksperti për çështjet ekonomike, Elvin Meka këtë të enjte në një intervistë të dhënë për “Sheshi o Dollarit” në ABC News ka dhënë detaje në lidhje me luhatjet që ka pësuar tregu vendas dhe i huaj së fundmi.

Në fjalën e tij eksperti ka theksuar se rreziku më I madh për ekonominë e vendi tonë ka kaluar ndaj sipas tij ajo që është e rëndësishme është që të merren masa në këtë drejtim me qëllim që të jemi të përgatitur për çdo ndryshim që mund të ndeshim në tregje në vijim.

Meka ka theksuar se janë faktorët meteorologjik dhe gjeopolitik ato që kanë ndikimin e drejtpërdrejtë sa i përket rritjes së çmimeve.

Nuk janë rrëzuar rreziqet pasi na pret një dimër si nga pikëpamja e kushteve meteorologjike ashtu edhe gjeopolitike që pritet që të ketë një rritje të çmimeve që do të ketë një ndikim global jo vetëm për Shqipërinë por për të gjithë botën. Nga na tjetër përsa i përket tensioneve gjeopolitike mendoj se përveçse do të shtrëngohen nuk ka gjasme që të zbuten nëse do të jemi në këtë lloj situate. Në këto kushte ka situate plot me rreziqe që ushtrojnë presion ndaj tregut të çmimeve, janë këto situate që e mbajnë në tension këtë lloj ndikimi dhe patjetër që këto tensione dhe presione shkarkohen si destinacion final edhe në ekonominë shqiptarë që për arsye të ndryshme nuk i kanë mekanizmat mbrojtës për qytetarët e saj”, ka thënë ai.

Gjithashtu ai ka deklaruar se ajo që lë vend për kritika është fakti se tregu ynë e ndjek politikën e tregjeve ndërkombëtare për rritjen e çmimeve menjëherë por kur bëhet fjalë për ulje kjo politikë nuk ekziston

Tregu shqiptar ka disa specifika të tjera përsa i përket përcaktimit dhe vendosjes së çmimeve por zhvlerësimi i euros ka ndikuar për të importuar inflacionin nga eurozona dhe është e qartë se ajo që ndodh në tregjet ndërkombëtare sa i përket mallrave bujqësore ka ndikim në tregun ndërkombëtar. Evropa dhe sa i përket zinxhirit të tregut ka pas ndikim, ndërsa në vendin tonë çmimi ose nuk ka ndryshuar ose është vendosur aty ku është. Vetë kursi i këmbimit lekë euro dhe me dollarin amerikan duke marrë efektin e forcimit të lekut dhe rënien e çmimeve në tregjet ndërkombëtare çmimet në venin tonë duhet që të kishin ulje një praktikë tipikë në vendin tonë, por duhet se tashmë është kudo dhe duket se abuzimi I privatëve është kudo. Ajo që mund të themi s’është se edhe tregtarët evropianë po bëhen nxënës të shkëlqyer të ustallarëve shqiptarë. Shkolla e së keqes mësohet më së miri.

Edhe sipas një studimi të fundit rezulton se ka një abuzim të çmimeve që në vendin tonë ka një ndikim të madh ku nëse çmimet rriten në tregjet ndërkombëtare edhe në vendin tonë direkt por e kundërta është që nëse ulen çmimet në tregjet e tjera në vendin tonë nuk ndryshojnë”, është shprehur eksperti.

Sipas tij ajo që vlen të theksohet është fakti se në këtë situatë në të cilën ndodhet tregjet pritet që mund të ketë sërish një rritje të normës bazë të interesit.

“Mos ulja në vijim e inflacionit patjetër dhe me shumë gjasa që në mbledhjen e ardhshme të Bankës Qendrore mund të vendoset për një tjetër rritje të normës së interesit deri në momentin e një arritjes së një ftohje edhe të tregut të punës dhe të konsumit ajo që vihet re është që pavarësisht ritmeve të kreditimit dhe kërkesës së konsumatorëve për fat të keq inflacioni vijon të vijë nga goditja nga ana e ofertës”, ka thënë Meka./abcnews.al