Tre vjet president, Zelensky i quan ukrainasit “njerëzit e vitit”

schedule14:32 - 21 Maj, 2022

schedule 14:32 - 21 Maj, 2022

Volodymyr Zelensky i quajti ukrainasit “njerëzit e vitit”,  në një intervistë për 3-përvjetorin si president i vendit, shkruan CNN.

I pyetur rreth një sondazhi të lexuesve të revistës Time, të cilët e kanë cilësuar si personi më me ndikim të vitit 2022, Zelensky tha: “Unë dua t’i referohem popullit ukrainas, pasi ata janë njerëzit e vitit. “Kjo luftë na ka bërë më të bashkuar dhe kjo është një dëshmi se ne kemi njerëz të tillë. Unë jam krenar për këtë.”

Gjatë intervistës, ai foli gjithashtu edhe për mbrojtësit e fabrikës së çelikut Azovstal në Mariupol, të cilët u dorëzuan këtë javë.

“Ne do t’i sjellim ata në shtëpi,” tha ai për luftëtarët ukrainas që tani ndodhen në Rusi.

“Ne thyem shtyllën kurrizore të një prej ushtrive më të forta në botë. Ata nuk do ta marrin veten për vite me radhë, tha Zelensky.

Ai këmbënguli se ishte i sigurt për fitoren, duke thënë se nuk kishte alternativa. Dhe i pyetur nëse ndihej politikan, ish komediani u përgjigj: “Ndihem si President. Kjo është e sigurt”.

/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!