Tre vaksina të reja te fëmijët shkaktojnë debate, mjekja tregon rëndësinë e aplikimit të tyre që në moshë të vogël

schedule11:50 - 12 Prill, 2022

schedule 11:50 - 12 Prill, 2022

Ekspertja e ISHP, Rovena Daja këtë të martë në një intervistë të dhënë për ABC Live ka dhënë detaje në lidhje me tre vaksinat e reja që pritet që të futen në vendin tonë për ty aplikuar te fëmijët që në moshë të vogël. Futja në kalendar e këtyre vaksinave ka shkaktuar jo pak debate mes prindërve.

Daja foli për vaksinën e kancerit të qafës së mitrës, meningokokut dhe hepatitit A.

Mjekja është shprehur se është e rëndësishme që tashmë aplikimi i vaksinës së kancerit të qafës së mitrës të bëhet që në moshën 11 vjeçare dhe efektet e saj të jenë të dukshme në moshën 40 vjeçare ku është dhe mosha më e rrezikuar nga kjo sëmundje.

Efekti i vaksinës nuk shikohet që në fillim, pasi nëse ajo do të aplikohet në moshën 11-12 vjeç dhe supozohet që mosha kur prekesh është 40 vjeç nuk duhet që të presim që të ketë një efekt të rëndësishëm. Anglia ka një rezultat të mirë në lidhje me këtë, një eksperiencë të mirë kanë dhe vendet e rajonit, por në Shqipëri dhe në Kosovë nuk ka akoma një vaksinë të tillë”, ka thënë ajo.

Ndër të tjera mjekja është shprehur se është e rëndësishme që të mos neglizhohet vaksinimi anti Covid, pasi pandemia akoma nuk ka përfunduar.

Ajo ka theksuar se është e vërtetë që kemi simptoma të lehta të sëmundjes dhe spitale bosh por çdo gjë është e paparashikuar.

“Heqja e masave dhe ulja e numrit të rasteve dhe qarkullimi në vende të ndryshme pa e kërkuar vaksinën bie dhe interesi. Por ne kemi filluar që të punojmë shumë fort me personat e pavaksinuar dhe në çdo qendër shëndetësore po punohet për të bindur qytetarët që të vaksinohet ndaj Covid.

Kordinatorët e qendrave shëndetësore janë në të gjithë zonat e vendit dhe mendojmë se në këtë mënyrë do të mundim të rrisim dhe numrin e vaksinimit. Covid nuk ka mbaruar ende, kemi pasur shenja të ulëta klinike dhe spitalet aktualisht janë bosh, por asnjëherë nuk i dihet dhe është e rëndësishme që qytetarët të kryejnë dy dozat e vaksinimit dhe ato me probleme shëndetësore edhe dozën e tretë.

Varianti ri iOmicron BA2 fatmirësisht ka simptoma të lehta dhe numri i shtrimeve në spital është i ulët dhe është ulur edhe numri i testimeve pranë ISHP-së, por meqë situata është e qetë është e rëndësishme që të rritet vaksinimi”, është shprehur ndër të tjera mjekja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!