Takat e larta mund të duken mbresëlënëse por definitivisht nuk janë të përshtatshme dhe komode. Në fakt, kur ritmet e përditshmërisë janë të shpejta dhe kërkuese, është e vështirë t’i zgjedhësh, ndërkohë që nuk janë të pakta rastet kur përfundon duke pasur dhimbje në shputat e këmbëve.
Këto truke do t’ju ndihmojnë të dukeni më të gjatë dhe nëse vishni të sheshta
Kini parasysh vijat vertikale
Vijat janë klasike dhe do të jenë gjithmonë në modë. Një kostum me vija pine, për shembull, do t’ju japë lartësi, ndërsa do t’ju bëjë të dukeni veçanërisht elegante. Provojeni dhe do të shihni se si funksionon.
Vishni pantallona të ngushta dhe të shkurtra
Një truk i rekomanduar nga ekspertët e modës janë pantallonat e ngushta dhe të shkurtuara. Prerja e veçantë e pantallonave që i lë kyçet e këmbëve të pambuluara na ndihmon të dukemi më të gjatë. Dhe kjo sepse lëkura e shfaqur midis pantallonave dhe këpucëve mashtron syrin. Vetëm kujdesuni që pantallonat të mos jenë shumë të shkurtra sepse atëherë do të keni efekt të kundërt.
Pamje monokromatike
Monochrome është një mënyrë e zgjuar për të krijuar efektin e duhur që do t’ju japë disa pikë shtesë në sytë e të tjerëve. Në thelb, piktura njëngjyrëshe krijon një vijë vertikale dhe kjo ju bën të dukeni më të gjatë. /abcnews.al