Tre trajnerët më të mirë në Superiore, analistët në Pressing zgjedhin

schedule23:06 - 27 Korrik, 2020

schedule 23:06 - 27 Korrik, 2020

Në studion e Pressing, i gjithë paneli pati mundësinë të zgjidhte tre trajnerët më të mirë në Superiore këtë sezon. Tre emrat më të përzgjedhur, ishin Egbo, Cungu dhe Edi Martini.

DEDE – “Egbo është trajneri më i mirë, doli kampion. Do bëja një korrigjim, nëse Martini merr Kupën do e vendos të dytin, para Cungut. Të dy këta e morën drejtimin jo nga fillimi, pasuan Bobin që e kemi këtu dhe Shkëmbim. Egbo me përulësi ai ka dalë të dalë kampion, me kontributin e të gjithëve”.

STAROVA – “Siç e vlerëson e gjithë bota, dhe ne zgjodhëm me rezultate. Kemi dhe shembullin e Ranierit te Leicester, kur fitoi titullin kampion, ai e meritonte të ishte trajneri i vitit. Kështu që Egbo, edhe pse ishte trajneri i tretë te Tirana, njeriu pozitiv Egbo, duke e shmangur këtë momentin që doli tani papritmas, ka shfaqur urtësi, harmoni.

Në ato momente, Tirana atë gjë donte, harmoninë. Ai doli kampion dhe kjo është arsyeja që e vendosa të parin. Kam shmangur trajnerin e Kukësit, pasi doli pa trofe. Prandaj kam vendosur Cungun të dytin. Nëse Edi (Martini) merr Kupën, kalon i dyti, me Cungun të tretin, pasi trofeu është trofe”.

TAHIRI – “Janë tre trajnerët që kanë bërë ekipet e tyre më solide. Kanë punuar në çdo aspekt. Nuk bej asnjë renditje. Martini ka futur shumë të rinj. Cungu u ka marrë maksimumin lojtarëve të tij dhe arriti në këët nivel me djem të rinj. Edhe Teuta ka djem të rinj. Kanë kapur kupat e Europës. Egbon e kam vendo se është kampion dhe nuk disktohet që ma merita. I mblodhi lojtarët, i rreshtoi dhe bëri psikologun. Ka edhe gabime, ka pasur edhe fat. Shumë ndeshje i kanë fituar në fund. Të tre e meritojnë të jenë pjesë e suksesit”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!