Tre titullarë me Covid-19, ekipi francez tronditet përpara sfidës me PSG

schedule16:38 - 18 Shtator, 2020

schedule 16:38 - 18 Shtator, 2020

Nice-PSG është ndeshja më e fortë e javës së katërt në Ligue 1. Ekipi i Patrick Vieira numëron gjashtë pikë dhe do të bëjë të pamundurën për të frenuar kampionët në fuqi të Francës.

Një mision tmerrësisht i vështirë, aq më tepër pas infektimit me koronavirus të tre lojtarëve vendas. Ata janë sulmuesi Dolberg, mesfushori Claude-Maurice dhe mbrojtësi Nsoki.

Jam në kontakt të vazhdueshëm me ta, të njëjtën gjë po bën edhe stafi teknik“, u shpreh Vieira, ish-mesfushori i famshëm francez. Lojtarët nuk kanë simptoma dhe kanë nisur periudhën e karantinës. /abcnews.al