Një helikopter turistësh është rrëzuar në Kanionin e Madh në shtetin amerikan të Arizonës.
Bilanci flet për 3 të vdekur dhe të paktën 4 të plagosur.
“Mjeti fluturues ka pësuar dëme të konsiderueshme”, tha një zëdhënës i Autoritetit të Aviacionit Federal.
Nuk është ende e qartë se çfarë e shkaktoi aksidentin, ose cila kompani operonte me helikopterin.
Mediat lokale thanë se helikopteri ishte një Airbus Eurocopter EC130.
Kanioni i Madh, i cili është më shumë se 1.6 kilometra i thellë, është një nga atraksionet turistike më të vizituara në SHBA./abcnews.al